Shkruan Genti Çela: FTESË PËR ANGAZHIM QYTETAR DHE POLITIK!
Të dashur miq, Partia Demokratike në Pogradec ka hyrë në një proçes ripërtëritjeje, organizimi dhe hapjeje.
Më lejoni të ftoj këdo në derën tonë të hapur, ku vend ka për këdo që dëshiron të ketë investimin e vet në shërbim të komunitetit, qytetit, vendit.
Situata ku vendi ndodhet, përballet me një armik të secilit prej nesh.
INDIFERENCA.
Indiferenca ndaj politikës është rrjedhimisht indiferenca ndaj jetës, ndaj padrejtësive, ndaj korrupsionit, ndaj degradimit të shëndetësisë, arsimit etj.
Me bashkimin rreth vlerave më të mira që na mbajnë bashkë, me kurajon për të mbrojtur lirinë, për të mbrojtur jetën e njeri-tjetrit, për të mbrojtur nga gllabëria e kontributet e secilit.
Intelektualë, profesionistë, të rinj e të reja, do të ishte në nderin tonë të kemi secilin prej jush pjesë të familjes sonë politike, duke qenë mbi të gjitha, qytetarë të ndërgjegjshëm.
Miqësisht, Partia Demokratike Pogradec.