19.5 C
Pogradec
17.9 C
Korçë
18 C
Bilisht
18.1 C
Ersekë
17.3 C
Maliq
19.3 C
Liqenas
Tuesday, June 30, 2026

Maliq/ Burri rreh gruan, e ndihmon edhe i ati. Policia arreston…

- Advertisement -

Parandalohet një ngjarje e rëndë në Maliq mes një çifti bashkëshortësh. Një grua është dhunuar nga bashkëshorti i saj dhe vjehrri. Sipas informacioneve, bashkëshorti e ka goditur me grushta, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. Në këtë konflikt të rëndë është përfshirë edhe babai i tij, i cili e ka dhunuar nusen së bashku me të birin.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë, e cila është lajmëruar nga fqinjët, e reja është shpëtuar nga duart e bashkëshortit dhe vjehrrit, duke parandaluar përshkallëzimin e situatës që mund të çonte në një ngjarje tragjike. Policia ka bërë të mundur arrestimin e dhunuesit, ndërsa babai i tij është proceduar në gjendje të lirë. Ndërkohë, e reja u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Motivi dyshohet të jetë xhelozia.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit