24.4 C
Pogradec
24.9 C
Korçë
24.4 C
Bilisht
24.3 C
Ersekë
24.3 C
Maliq
25.1 C
Liqenas
Sunday, June 21, 2026

Rikonstruktohet gjimnazi ‘Ymer Dishnica’ në Korçë, gati të presë 340 nxënës e mësues

- Advertisement -

Gjimnazi “Ymer Dishnica”, në Korçë, është rikonstruktuar duke u kthyer në një shkollë modernee me kushte dinjitoze, ku do presë këtë vit shkollor 340 nxënës e mësues.

Lajmi është bërë i ditur ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar për ndërtimin e një shkolle të re në qytetin e Korçës.

“Mirëmëngjesi dhe me gjimnazin e ri “Ymer Dishnica” në Korçë, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Korçës, që është gati për të pritur me kushte dinjitoze 340 nxënës dhe mësues këtë vit të ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit