0.4 C
Pogradec
-0.8 C
Korçë
-1.5 C
Bilisht
-1.4 C
Ersekë
-1.3 C
Maliq
-0.1 C
Liqenas
Sunday, February 9, 2025

Nga Gentian Çala/ Abuzimi i tentuar seksual mbi 9-vjeçaren, shoqëria të indentifikojë dhe të marri masa ndaj abuzuesve…

- Advertisement -

Këmbanat e alarmit!

Lajmi mbi abuzimin e tentuar seksual të një 68 vjeçari me një vajzë 9 vjeçare, duket se na paralajmëron që të jemi të vëmendshëm ndaj krimeve të kësaj natyre, sepse i kemi në mesin tonë. Paraprakisht, dua ltë bëj diçka të qartë që abuzimi seksual me një të mitur përbën një çrregullim mendor (pavarësisht nëse ndodh apo jo njëkohësisht apo në kuadër të një çrregullim tjetër mendor); së dyti, çdo rast i tillë përbën një vepër penale, e cila dënohet sipas parashtrimit ligjor me burg (apo mjekim të detyruar).

Në popullsinë e të sëmurëve mendorë që kanë kryer vepra penale në shoqëritë perëndimore, nivelin më të lartë të përsëritjes e kanë ata që kanë kryer krime seksuale. Kjo i ka bërë qeveritë euro-atlantike që të marrin nisma ligjore që adresojnë dhe parandalojnë krimet seksuale, ku duket se diçka të tillë kemi bërë edhe ne. Po a zbatohet ky ligj për listimin dhe ndjekien nga afër të abuzuesve seksualë me të mitur? Deputetja e Kuvendit që ka qenë më e zëshme për zbatimin e ligjit ka qenë Znj. Erisa Xhixho. Jo në një rast, por në disa dalje publike ka kërkuar që të merren masa nga institucionet përgjegjëse lidhur me zbatimin e ligjit, por duket se kjo gjë ka rënë në veshë të shurdhër. Rastet po shtohen dhe kjo e bën urgjente zbatimin e ligjit, i cili në thelb ka parandalimin e përsëritjes.

Ne si shoqëri duhet të mësojmë ti identifikojmë dhe të marrim masa ndaj tyre. Mos harroni se shumë prej tyre jetojnë mes nesh dhe mund të mos dallohen fillimisht. Trajtimi në vazhdimësi i të sëmurëve mendorë, integrimi i tyre dhe jo përjashtimi social do të ndihmonin që raste nga ky grup i popullatës të ishin më të pakta , por mos harroni se shumica e pedofilëve, nuk vuajnë nga ndonjë sëmundje tjetër e shëndetit mendor. (përveç pedofilisë).
Gjithësesi, ne si shoqëri duhet të bëjmë presion ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit (gjykata, policia, qeveria). Më duhet të inkurajoj disa shoqata që i kanë dhënë zë rasteve dhe nevojës së zbatimit të ligjit, por ne duhet të jemi një masë më e madhe, masë më kritike presioni. Duket që mungesa e burimeve njerëzore dhe e përgatitjes ka sjellë që policia të mos ketë mundësi për ti ndjekur rastet, ashtu si edhe mungesa e shërbimeve komunitare të psikiatrisë forenzive (ligjore) ka pamundësuar ndjekien dhe rehabilitimin e tyre.

Edukimi në shkolla dhe familje mund ti pajiste me shkathtësi fëmijët për të shmangur deri diku situatat e rrezikshme. Kujdesi ndaj familjeve të margjinalizuara mund të zvogëlonte cënueshmërinë e këtyre familjeve.
Të gjitha sa thamë më lart dëshmojnë kompleksitetin e kësaj problematike, e cila kërkon që të bëhemi bashkë të gjithë për të mbrojtur nga çdo formë e abuzimit fëmijët, të ardhmen e tyre dhe tonën.

Gentian Çala

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit