Korrigjimi i tekstit tuaj është si më poshtë:
Gjatë periudhës kur Shqipëria ishte plotësisht e izoluar, mbi 15 mijë persona arritën të kalojnë kufirin e vendit. Sot, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, u zhvillua një simpozium me temën “Kufijtë e Diktaturës: Kuadri Ligjor dhe Institucional në Shqipërinë Komuniste”.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm familjarë dhe persona që arritën të thyejnë kufirin për të kaluar në shtetet fqinje.
Dr. Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, foli për arsyet që u zgjodh zona e Korçës për zhvillimin e këtij simpoziumi, si një ndër zonat me më shumë arratisje. Ajo hodhi dritë edhe mbi të dhënat që autoriteti ka në lidhje me kalimet e të arratisurve në kufi.
16 persona u arratisën nga Pogradeci nëpërmjet një varke të improvizuar. Ndër ta ishte edhe Etem Fezollari, një nga ideatorët e arratisjes, i cili tregon ngjarjen dhe thotë se ka ende njerëz që mund t’i shpëtojnë diktaturës.
Sinkron – Etem Fezollari, kryetar i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politik (SHAPP)
Beqir Arifcaushaj është një tjetër i arratisur, i cili mundi të sfidonte diktaturën duke kaluar kufirin e mbrojtur nga ushtarët.
Përfaqësuesja e Bashkimit Europian, e cila ishte e pranishme, Frederique Hanotier, theksoi se ky aktivitet është shumë i rëndësishëm pasi tregon për lirinë dhe se Bashkimi Europian patjetër që do ta mbështesë këtë aktivitet që përfshin institucionet shqiptare dhe ato të huaja.
Në hyrje të simpoziumit u paraqitën piktura me thënie nga të mbijetuarit që arritën të kalonin kufirin dhe një sërë botimesh të dedikuara për ta.