12.1 C
Pogradec
12.7 C
Korçë
12.3 C
Bilisht
11.2 C
Ersekë
11.9 C
Maliq
12.8 C
Liqenas
Sunday, May 18, 2025

Kontrolli kufitar shtetëror, gati projektligji i ri, nga sistemet e mbikëqyrjes tek infrastruktura

- Advertisement -

Burimi: Revista Monitor

Qeveria synon që përmes një projektligji të ri “Për kontrollin e kufirit shtetëror” të nxjerrë për konsultim të ndryshojë një sërë aspektesh që synojnë përmirësime si në mbikëqyrje edhe në plotësimin me infrastrukturë.

Referuar relacionit që shoqëron projektligjin  publikuar nga Ministria e Brendshme nënvizohet se së pari synohet që përmes projektligjit të sigurohet  rritja e nivelit të përputhshmërisë me standardet evropiane dhe të Shengen, në aspektin legjislativ, administrativ e institucional në fushën e menaxhimit të integruar të kufijve, veçanërisht në fushën e kontrollit dhe mbikëqyrjes së kufirit, forcimi i bashkëpunimit mes agjencive dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Po kështu synohet përmirësimi i Sistemit për mbikëqyrjen e hapësirës detare, kontrollit kufitar dhe kërkim shpëtimit në det.

Një tjetër element që sillet në vëmendje është reduktimi i vulnerabilitetit (ndjeshmërisë) në kufi duke reaguar në mënyrë më efektive me vendosjen e burimeve të disponueshme, bazuar në analizën e rrezikut të kryer dhe kërcënimit që mund të ndikojë në sigurinë kufitare.

Së katërti relacioni shpjegon se mbetet në fokus bashkëpunim i zgjeruar ndërinstitucional në menaxhimin e integruar të kufijve për të përmirësuar qarkullimin ndërkufitar, përmirësimin e sigurisë kufitare, luftën ndaj krimit ndërkufitar, mbrojtjen e jetës, shëndetit e pronën e njerëzve, shëndetin e kafshëve, bimësinë dhe ekosistemet përgjatë kufirit shtetëror.

Po kështu forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar, veçanërisht me vendet fqinje, institucionet e BEsë dhe Agjencinë Evropiane të Rojes Kufitare dhe Bregdetare (FRONTEX), për çështjet e kufijve, parandalimin e migracionit të paligjshëm, krimin ndërkufitar dhe ripranimin e personave me qëndrim të parregullt.

Sipas relacionit një tjetër pikë që synon të arrijnë ndryshimet është përmirësimi i infrastrukturës në Pikat e Kalimit Kufitar me qëllim krijimin e kushteve që sigurojnë kalim të lehtësuar e të sigurt të shtetasve e mallrave.

Po kështu rritja e forcës zbuluese kundër krimit ndërkufitar nëpërmjet rritjes së profesionalizimit dhe kapaciteteve teknike e strukturore për goditjen e fenomenit të përdorimit të dokumenteve të falsifikuara për kalimin e kufirit. Në finale parashikohet edhe rritja e kapaciteteve të PKM për hetimin dhe goditjen e rasteve dhe rrjeteve të kontrabandimit dhe trafikimit, duke u fokusuar të kontrabandimi i personave, e veçanërisht migrantëve e minorenëve.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit