Çdo qytet ka shtatore. Ka lapidarë e emra të vrarësh, që rëndom quhen dëshmorë e heronj. Ka dhe delirantë e kacagjela që fryhen e mburren me të bëra e të pabëra. Por ka nëpër qytete edhe prej atyre që më shumë japin sesa marrin, më shumë veprojnë sesa duken dhe gëzojnë kur një e mirë, sado e vogël, i shtohet vendit të tyre. Prej këtyre të fundit nuk njoh shumë. Por atë që e njoh, e kam mik për kokë dhe e dua si vëlla. Quhet Ardian Fezollari .
Nuk ka shqiptar që e do Pogradecin dhe kalon kohë aty, të mos e ketë takuar Ardin e të mos ketë pirë kafe me të. Natyrisht, kafetë i paguan AI. Se që të paguash ti, si fillim duhet ta rrahësh Ardin. Po a rrihet dot një gjigand 1.90 i gjatë e goxha i mbushur në trup?
E nëse ti “i fshihesh” Ardit, të gjen ai. Të gjejnë fotot e mrekullueshme që të shfaqen ngado: që tek hotelet, restorantet, baret e qytetit deri tek albumet dhe rrjetet sociale. Foto unike nga një djalë unik që vlen po aq sa ata në bronx e në mermer, ama me shumë më shumë dashuri e punë për qytetin, por shumë e shumë më pak zulmë e bujë.
Në këtë ditë të fotografisë, askujt më shumë se këtij vëllai, shoku, dashamiri e miku nuj do ti uroja më shumë krijimtari, më plot me miq tryeza e më shumë vlerësim , sesa “kryetarit” në heshtje të bashkisë së Pogradecit, Ardi Fezollarit.
( foto këtu 👇👇👇 është e tija )

