Njeri prej te plagosurve të aksidentit në Pogradec po transportohet drejtë spitalit te traumës në Tiranë, për shkak të dëmtimeve të shumta.
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht, automjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. B., është përplasur me automjetin tip “Hyndai” me drejtues shtetasin D. R.
Si pasojë e përplasjes kanë ngelur të dëmtuar drejtuesja e automjetit tip Toyota, si dhe drejtuesi i automjetit tip Hynday dhe një pasagjere në këtë automjet, të cilët ndodhen në spital për mjekim.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.