Nga Eduart Bardhushi/ Shëndetësia e “RIPJERDHJES” !
Spitali Rajonal Korçë, është kthyer në një HAN, ku shumica e infermierëve dhe mjekëve janë komplet të paaftë dhe aspak profesionalë në kryerjen e detyrës, ku të shohin direkt nga duart (për t’u dhënë lekë) dhe as që ja kanë idenë se si duhet trajtuar pacienti, por e përcjellin me një EKG dhe një matje të tensionit, pa e ekzaminuar problematikën e pacientit.
Me pak fjalë është kthyer në një “PANDA 2”, ku mungojnë vetëm të konsumohen birrat e kërnackat brenda urgjencës e pavioneve…
Më vjen shumë keq për rastin e familjes në fjalë dhe i shpreh ngushëllime, por këtu ka marrë fund gjithçka, është për të ikur natën, e të hedhësh gurë mbrapa…

