5.1 C
Pogradec
4.7 C
Korçë
3.2 C
Bilisht
4.7 C
Ersekë
3.8 C
Maliq
4.3 C
Liqenas
Tuesday, February 10, 2026

Nesër starton java e parë e superligës. Ja përballjet dhe oraret e javës së parë…

- Advertisement -

Burimi; Korca Boom

Erdhi momenti që të startojë superliga shqiptare e futbollit në edicionin e ri 2024-2025. Pikërisht nesër, në orën 17:00 hap siparin e vet kjo superligë me 10 skuadra në një rrugëtim të gjatë prej 36 javësh dhe që në majin e ardhshëm do të zbardhë edhe dilemat e skuadrave të kreut që do të marrin pjesë në Europë, ekipin kampion dhe dy ekipet që do të zbresin në kategorinë e parë.

Një rrugëtim që sigurisht do të ketë shumë emocione dhe i tillë do të jetë edhe për Skënderbeun, skuadrën që në fakt ka një objektiv madhor në këtë sezon, për të qenë sërish atje mes katër më të mirave të superligës.

Superliga starton nesër, të dielën me dy ndeshjet e orës 20:00, teksa do të luhet në “Niko Dovana” Teuta-Bylis dhe po në të njëjtën orë Dinamo-Egnatia.

Më pas superliga mbyll javën e parë të hënën me jo pak, por tre ndeshjet e tjera. Në Laç vendasit do të presin Tiranën në orën 17:00 për ta mbyllur ditën më pas me dy ndeshjet e orës 20:00 në Tiranë dhe Korçë.

Në Tiranë Partizani do të presë Vllazninë dhe ndeshja e fundit e javës së parë do të jetë në stadiumin “Skënderbeu”, ajo mes Skënderbeut dhe Elbasanit.

Me pak fjalë nesër do të rrotullohet topi i superligës në një tjetër edicion të ri dhe padiskutim që i urojmë suksese Skënderbeut.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit