13.9 C
Pogradec
14.6 C
Korçë
13.8 C
Bilisht
14.1 C
Ersekë
13.8 C
Maliq
14.4 C
Liqenas
Monday, May 12, 2025

61-vjeçarja ndron jetë, fëmijët hedhin akuza ndaj mjekëve. Flet e bija: Nëna ime nuk vuante nga asgjë!

- Advertisement -

61 vjeçarja u nda nga jeta 3 ditë më parë,familjarët akuza të forta ndaj mjekëve të spitalit rajonal të Korçës.
Nëna jonë vdiq ditën e ditëlindjes do i prisnim tortën e ditëlindjes dhe na vdiq nga duart e mjekëve,nuk kanë vrarë vetëm atë,na vranë edhe ne.Mos e pastë njeri fatin e nënës tonë,do e ndjekim këtë çështje deri në fund….

E bija e 61 vjeçares Klotina Topulli:-E ka marrë mamin vëllai në 10 pa dhjetë e ka cuar në urgjrncën e spitalit,mami kishte shtërngim te gjoksi dhe dhimbje në mes të shpatullave.E kanë shpënë atje i kanë matur tensionin dhe oksigjenin.
I kanë bërë 1 qetsues dhe i kanë vënë një hapje nën gjuhë.
Qëndroi 10 min shtrirë dhe i thanë ngrihu se erdhi tjetri,ulu te stolat te koridori i urgjencës.U ul aty priti pak dhe i vajti tek dera doktoreshës i tha a do ma matni prap tensionin,ajo i tha ik se nuk ke asgjë ke ankth,stres.
Kur doli nga dera e spitalit ajo po ndihej më keq.Kur erdhi në shtëpi tha po ndihem akoma më keq prej ilaçeve,nuk ndihem mirë.
E pamë që u bë më keq rreth orës 19 e 30 kemi marrë ambulancën,e pamë që ambulanca po ashtuuu…morëm makinën tonë dhe e çuam.
Sa arritëm te dera e spitalit mamaja ka vdekur,ajo kishte hemoragji nga hundët,nga goja si mund të thonë ata që ka vdekur për shkaqe të panjohura,natyrale kur ne e kemi paraqitur në 10 pa dhjetë në spital.
Duhet të marrë masat shteti,mos e pastë fatin asnjë siç e pati mamaja ime nga doktorat.
Nuk vuante nga asgjë,ishte 61 vjeç,mbushi atë ditë që vdiq.
Në spital nuk i bënë asgjë,kur kam hyrë në 19:30 në spital që mamaja ime sa hyri te dera e spitalit ishte e vdekur ata kanë marrë EKG-në tja bënin atere.
Kam bërtitur me të madhr të hapin kamerat,të shikohen.
Ku u gjet EKG-tani pse nuk ju bë kur ishte e gjallë.
Nuk i kanë bërë asgjë,e bënë më keq.

Flet djali i 61 vjeçarit Anil Dajko:-nëna rrinte me mua.
E mora në 10 këtu dhe e çova në spital.
E pyeti doktoresha çfarë ke?I tha mamaja më dhemb gjoksi dhe kurrizi.
I matën tensionin dhe oksigjenin.
I bënë gjëlpërë e ngritën u ul te stolat mamaja pas meje,u ngritëm prap i tha mamaja do më masni tensionin prap?Ik Ik i thanë nuk ke gjë një gjëndje ankthi ke.
Duke erdhur rrugës për në shtëpi më tha mua,po më ze më shumë tani,por do më kalojë.
Erdhëm në shtëpi jo më tha po më ze më shumë.
Erdhëm në shtëpi do prisnin tortën e ditëlindjes mbesat,ajo sa hyri brënda u këput.
Morëm ambulancën,prit të vinte,pas 12 min na tha jemi në Bulgarec,megjithatë mora makinën time,me sakrificë,e çova në spital,te dera e spitalit atere morën mjetet për mamanë time.
Jo nuk bëhet ajo gjë,tja bënin shërbimet si vdiq.
Përse e mbajtën në mprg kur i kanë vënë ato diagnoza?
Vdekje e menjëhershme???
Çfarë janë këto që shkruajnë,për të mbuluar plerat?Unë çuditem,më coptuan.
Çfarë ka nxjerë ekspertiza?
Dua të drejtën e mamasë time,asnjë mos e ketë këtë fat të mamasë sime.

Flet nipi,Fation Dajko:-Turp,turp për këta doktora që kemi dhe për këtë shtet që krmi.
Erdhi mjekoligjori aty dhe shikoni çfarë ka shkrojtur,është tallur me ne.
Na i kanë dhënë ditën e dytë në 3 pasdite,cop cop personin.
E kishin çarë në kokë e kishin çarë kudo.
Le tja bënin EKG dhe po të ishte në gjëndje të rëndë do e kishim ndjekur,dhe do hanim dhe atë njeri do e kishim mes nesh.Borxh do merrnim se vetëm lek kërkojnë plehrat.Turp i Zotit Turp mos e dinë se do shpëtojnë.Të vihet drejtësia në vend në mos ka edhe mënyra të tjera…Do luajmë gurin e fundit jetën e xhaxhovicës time nuk e mori Zoti e mori robi.

Familjarët gjithashtu kanë bërë kallëzim penal pasi pretendojnë për neglizhencë të mjkëve të turnit shtetaset A.D dhe GR.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit