5.3 C
Pogradec
6.1 C
Korçë
4.8 C
Bilisht
7 C
Ersekë
5.3 C
Maliq
5.6 C
Liqenas
Thursday, April 30, 2026

Të shtunën miqësorja Devolli-Pogradeci në derbin e juglindjes!

- Advertisement -

Burimi; Korca Boom

Ditën e shtunë, pra nesër do të luhet miqësorja mes Devollit dhe Pograeecit, miqësore që është përcaktuar të luhet në stadiumin e Devollit dhe do të startojë në orën 17:00.

Ky është testi i parë miqësor në këtë merkato vere për devollinjtë, të cilët do të kanë vetëm 5 ditë që kanë startuar fazën përgatitore verore, ndërkohë që nga ana tjetër Pogradeci është në përgatitjet e fundit.

Është nga ato teste miqësore që ndryshe njihet si derbi i juglindjes, port ë dy skuadrat luajnë në dy kategori të ndryshme.

Devolli luan në kategorinë e dytë dhe do të ketë si objektiv ngjitjen në kategorinë e parë sezonin e ri. Nga ana tjetër Pogradeci është skuadër që do të luajë në kategorinë e parë dhe ka objektiv vendet e para sezonin që starton një javë më vonë.

Pogradecarët kanë zhvilluar shumë ndeshje miqësore deri në këto momente, madje edhe me Skënderbeun apo Teutën e superiores, pa thënë edhe me shumë ekipe të tjera, ndërkohë që devollinjtë e kanë provën e parë dhe janë në organizim e sipër.

Më pak fjalë nesër në Devoll, vendasit do të presin në një test miqësor Pogradecin në orën 17:00.                                                                  

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit