Edhe pse kanë kaluar 12 ditë zjarri në territorin e bashkisë Pustec në Mal të Thatë vijon të mbetet aktiv.
Falë ndërhyrjes nga ajri situata e zjarrit është përmirësuar ndjrshëm por vatrat rrezikojnë të aktivizohen pêr shkak të temperaturave të larta,erës dhe llojit të bimësisë.
Në një komunikim për mediat kryetari i bashkisë sē Pustecit Pali Kolevski thotë se gjatë paradites situata është më e qetë,por nga mesdita shtohet intesiteti i flakëve duke zgjeruar sipêrfaqen e djegur.
Kolecski sqaron gjithashtu se nē majën e Malit tē Thatë,në vendin e quajtur Pllaja e Pusit,situata është më e vështirë për shkak edhe të terrenit të thyer malor që vështirëson ndërhyrjen e forcave.
Janë dhr disa vatra të vogla në kufi me Maqedoninë.
Aktualisht në terren janë 25 forca të ushtrisë,shêrbimi zjarrfikës të bashkivr por dhe nga Zonat e Mbrojtura që po puojnë në këto pika të evidentuara.
Kolevski sqaron se vatra aktive ka edhe në parkun kombëtar të Prespës.
Kolevski;Jemi në komunikim tē vazhdueshëm.me Emergjencat Civile tē cilave u kemi kërkuar qē edhe sot të vazhdojë ndërhyrja nga ajri,por për momentin avionët janë në Malin e Tomorrit dhe kur të ketê hapësirë do konsiderohet edhe ndërhyrja në Prespë.Në Parkun e Prespës vatrat janë të vogla,por mbeten shqetësim vatrat e zjarrit pērgjatë kufirit me Maqedoninë e Veriut,të cilat janë përhapur edhe në Parkun e Galiçicës dhe rrezikojnë si zonat pyjore të Pogradecit ashtu edhe të bashkisë sē Pustecit).