Një ngjarje ku u regjistrua një viktimë, u regjistrua pasditen e djeshme në Pogradec ku i vdekur mbeti 42-vjeçari Egli Proga, i cili u rrah për vdekje nga 29-vjeçari Denis Meçe. Kjo ngjarje nxorri në pah paaftësinë e Policisë Kriminale në Komisariatin e Pogradecit, e cila në dukje dyshohet se ka tentuar të fshehi ngjarjen nëpërmjet veprimeve hetimore të ngadalta.
Sipas raportimeve paraprake të Policisë të Pogradecit, 42-vjeçari i ndjerë ishte i dehur dhe u rrëzua pasi kishte dalë nga lokali i tij, por në më tepër se 12 orë, sipas policisë dinamika e ngjarjes ndryshoi dhe u konsiderua vrasje. Paraprakisht u arrestuan 4 persona lidhur me këtë ngjarje, bërë të ditur nga policia. Ndërsa kamerat e sigurisë u sekuestruan nga komisariati i Pogradecit, vetëm pasi u raportua nga spitali i Pogradecit, që 42-vjeçari ndërroj jetë. Nuk dihet nëse çështja do të ishte hulumtuar më tej, po të mos ishte raportimi i JOQ dhe nëse 42-vjeçari i ndjerë do të kishte shpëtuar.
Duket se Policia Kriminale në qytetin e Pogradecit, pas ngjarjeve të tilla ka një kompromentim ose paaftësi pasi në harkun kohor të pak kohësh, ka edhe ngjarje të tilla të cilat nga paaftësia apo nga mos dëshira ende nuk janë zbardhur. Në këto kushte nuk dihet nëse do të ketë ndryshime në komisariatin e Pogradecit në rangjet drejtuese.
Njoftimi i plotë i ngjarjes:
Konfliktohet për motive të dobëta me një shtetas dhe gjatë konfliktit i shkaktoi dëmtime me pasojë vdekjen, kapet dhe vihet në pranga nga Policia autori i dyshuar.
Në pranga edhe tre shtetas të tjerë për moskallzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Në lagjen nr. 1 Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi D. M., 29 vjeç, dyshohet se jashtë ambienteve të një lokali është konfliktuar fizikisht me shtetasin E. P., 42 vjeç, i cili gjatë konfliktit fizik është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Shtetasi D. M., 29 vjeç, pas konflikt është larguar nga vendi I ngjarjes por falë reagimit në kohë të Policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij për veprën penale “Vrasja me dashje”.
Në vijim të veprimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, shërbimet e Seksioni për Krimet Kundër Personit në DVP Korçë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit:
V. S., 40 vjeç, A. M., 55 vjeç, dhe L. G., 47 vjeç, për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka nodhur ngjarja dhe nuk kanë kallzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.
Materialet proceduriale i kaluan Prokuroris pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.