8 C
Pogradec
7.7 C
Korçë
7 C
Bilisht
7.4 C
Ersekë
6.4 C
Maliq
8.3 C
Liqenas
Thursday, November 14, 2024

Ditën e nesërme pritet ndërhyrje nga ajri në Mal të Thatë

- Advertisement -

Situata e zjarrit: Informacion shtesë

Zjarri që erdhi nga territori i Maqedonisë së Veriut disa ditë më parë, duke prekur territorin tonë në Malin e Thatë, vijon të jetë aktiv. Zjarri ndodhet në një zonë të thyer dhe në një distancë të largët nga zonat e banuara. Sipërfaqja e djegur është 150-200 hektarë, por lajmi i mirë është se pjesa më e madhe e prekur është kullotë dhe vetëm një sipërfaqe e vogël ka prekur kurorën e gjelbër.

Që nga ora 05:30 e mëngjesit të sotëm, të gjitha forcat janë angazhuar në terren. Gjithashtu, në zonë kanë qenë edhe prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin në Ministrinë e Brendshme, z. Arben Cara.

Sot, në terren kanë zbritur mbi 80 forca, përfshirë shërbimin e MZSH-ve, Forcat e Armatosura të Repartit Ushtarak Drenovë (Korçë), ato të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, shërbimin pyjor, etj. E gjithë sfida është që të mos preket bimësia e lartë; forcat po bëjnë të pamundurën për të izoluar flakët dhe për të ngushtuar perimetrin.

Dje u sigurua ndërhyrja nga ajri me helikopterin Cougar dhe dy avionë të dërguar nga pala maqedonase, ndërkohë që pritet një ndërhyrje tjetër nga ajri ditën e nesërme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit