17.2 C
Pogradec
17.8 C
Korçë
17.2 C
Bilisht
16.8 C
Ersekë
16.8 C
Maliq
17.9 C
Liqenas
Thursday, June 19, 2025

Arben Cara: Zjarri në Malin e Thatë rrezikon Parkun Kombëtar të Prespës, do sjellim helikopterë nëse…

- Advertisement -

Drejtori i përgjithshëm i DPMZSH, Arben Cara, deklaratë për mediat pas inspektimit të zjarrit të madh që ka përfshirë prej 6 ditësh “Malin e Thatë” dhe rrezikon Parkun Kombëtar të Prespës.

“Situata vazhdon me vatër zjarri aktive prej 5 ditësh. Edhe pse kemi ndërhyrë nga toka dhe ajri, për shkak të shtrirjes me një perimetër shumë të gjatë, ajo mbetet aktive por me përmasa jo shumë të mëdha. Ajo që na bën të vazhdojmë është fakti se kemi të bëjmë me një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe bar të thatë, të cilën është e pamundur ta menaxhosh me mjete rrethanore. Për këtë arsye, dje kemi aktivizuar helikopterin “Cougar”, i cili ka punuar për një kohë të gjatë dhe ka bërë të mundur mbylljen e një vatre zjarri me perimetër goxha të gjerë. Presim dhe ditën e sotme, sipas situatës, pasi forcat operacionale të mbërrijnë në vendin e ngjarjes, ku do të na japin dhe një informacion më të detajuar për të vënë në lëvizje përsëri helikopterin, dhe për ta mbajtur nën kontroll situatën. Ditën e sotme, që në orët e para të mëngjesit, kemi aktivizuar rreth 80 forca operacionale nga MZSH, tre bashkitë Korçë, Maliq, Pogradec, në ndihmë të bashkisë Pustec pranë zjarrfikësve të Pustecit, forca operacionale nga ushtria, agjencia e zonave të mbrojtura, forca të emergjencave civile, të cilat aktualisht janë duke shkuar tek vatra e zjarrit që kërkon të paktën një kohë minimumi prej tre orësh në këmbë. Pasi forcat operacionale të dislokohen dhe të shohin situatën në vendin e ngjarjes, do të na japin një informacion të detajuar sa i përket zhvillimit të kësaj vatre, dhe më pas do të merret një vendim nëse do të kërkohet një ndërhyrje e specializuar nga ajri, ashtu siç kemi bërë dhe dje, apo nëse është e mundur të lokalizohet brenda ditës së sotme deri në orët e vona të darkës. Nëse era do të na favorizojë që të mos jetë aktive gjatë ditës, situata e zjarrit mund të ndërpritet dhe mali i Prespës të mos preket nga vatra e zjarrit. Nëse era do ta favorizojë, është e mundur që zjarri të depërtojë në Prespë, e cila është dhe zonë e mbrojtur, por drejtuesit e strukturave operacionale do të bëjnë vlerësimin në mënyrë që të aktivizojnë ndërhyrjen nga ajri që zjarri të mos depërtojë në malin e Prespës, pasi do të na krijonte probleme më të mëdha sa i përket lokalizimit dhe menaxhimit të saj.”

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit