Burimi; Korca Boom
Të gjithë ishin skeptikë pak javë më parë teksa shikonin Skënderbeun që nuk fitonte ndaj ekipeve të kategorisë së parë, si përshembull Vorës që humbi 1-2, apo edhe barazimit ndaj Besës 1-1, pa thënë se skuadra bardhekuqe u mund në Greqi me Kalithean 3-0.
Dalëngadalë Skënderbeu u rrit gjatë kësaj faze, ndërkohë që Gvozdenoviç dhe stafi i tij po kristalizonin skuadrën me ndeshje miqësore dhe stërvitje të shumta.
Ka disa ndeshje ku skuadra ka treguar rritje në lojë dhe ndaj Tiranës në atë barazim 2-2 dhe fitores së djeshme ndaj Flamurtarit 2-1, ky Skënderbe tregoi me pot gojë se është gati për sezonin e ri.
Kemi parë një skuadër me karakter dhe një rreshtim që i shkon për shtat lojës së këtij ekipi.
E kemi thënë edhe në shkrimet e fundit që Skënderbu i startit është ai i djeshmi, është i ndeshjeve të fundit me skemën 4-3-3 dhe me të njëjtët lojtarë të sezonit të kaluar, me të vetmin ndrysim Bismark në majë të sulmit si pykë.
Super skuadër duket se ka bërë Skënderbeu këtë verë dhe tashmë mbetet që kjo të provohet dhe vërtetohet në ndeshjet zyrtare që startojnë më 19 gusht në qytetin juglindor me përballjen Skënderbeu-Elbasani.
Forca Skënderbe!