21.2 C
Pogradec
21.1 C
Korçë
21.9 C
Bilisht
18.7 C
Ersekë
20.8 C
Maliq
23.3 C
Liqenas
Tuesday, June 23, 2026

Flakë në Mal të Thatë, rrezikohet pylli, ja detajet…

- Advertisement -

Zjarre të mëdha janë shfaqur prej 3 ditësh në Malin e Thatë, kryesisht në territorin e Maqedonisë. Por, së fundmi, flakët e përmasave të mëdha kanë kaluar edhe në territorin shqiptar dhe rrezikojnë përhapjen në pyjet e Parkut Kombëtar të Prespës. Dhjetra punonjës të zjarrfikëses, të zonave të mbrojtura dhe të Bashkisë së Pustecit janë angazhuar për të mbajtur nën kontroll flakët që po i afrohen zonës pyjore. Sot më herët, për të lokalizuar vatrat e zjarrit janë angazhuar edhe helikopterë. Sipas informacioneve paraprake, aktualisht nga flakët është përfshirë bimësia e ulët, por era favorizon zjarrin, i cili rrezikon të përfshijë sipërfaqe të Parkut Kombëtar të Prespës. Përveç trupave shqiptarë, edhe përtej kufirit janë angazhuar shërbimet e shtetit fqinj. Vetëm sot 3 helikopterë, prej të cilëve një nga Shqipëria ishin në terren.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit