9.1 C
Pogradec
9.1 C
Korçë
8.6 C
Bilisht
7.9 C
Ersekë
8.3 C
Maliq
9.5 C
Liqenas
Wednesday, May 13, 2026

Nga Korça ambasadori turk: 3 dron bajraktar do i shtohen Shqipërisë

- Advertisement -

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri deklaratë nga Korça:-

Dje është bërë një bisedë telefonike mes presidentit tonë dhe kryeministrit Edi Rama.
Ju e dini që ata kanë një miqësi midis tyre dhe një dialog të vazhdueshëm.
Ata takohen shpesh dhe kjo bisedë telefonike është bërë në kuadër të takimeve të tyre që janë të vazhdueshme.
Është bisefuar për fusha të shumta,është folur edhe për mardhëniet ndërkombëtare.
Siç edhe është prekur përsëri pjesa e kërkesës së vazhdueshme të bërë edhe publike nga ana e presidentit tonë për pastrimin e organizatës terroriste Feto këtu në Shqipëri sidomos në fushën e arsimit dhe fesë dhe kjo është prekur edhe në bisedën telefonike.

Pyetje: Pas telefonatës a ka patur ndnj reagim për organizatat terroriste dhr a vazhdon Shqipëria dhe Turqia ta shohin nj-tj si vende aleate strategjike?

Patjetër partneriteti strategjik do të vazhdojë,siç e thatë edhe ju dhe e dini Shqipëria ka blerë nga Turqia 3 drona Bayraktar dhe patjetër që këto mardhënie do të vazhdojnë.
Plus kësaj ju e dini që Turqia është goxha e zhvilluar në fushën e mbrojtjes,sot kanë qënë 3 dronë nesër mund të jenë pajisje apo gjëra të tjera,partneriteti do të vazhdojë.
Sa i përket gjysmës së pyetjes së parë për telefonatën duhet të pyesni Ramën,unë nk mund të këthej dot një përgjigje se cfarë ka thënë Rama dje,por dua të theksoj dhe mund ta them këtë që pjesa e pastrimit të Fetos nga Shqipëria nuk është vetëm çështje e Turqisë,ajo është çështje edhe e shtetit Shqiptar.
Pra ato janë të rrezikshëm.
Ky pastrim nuk duhet bërë vetëm për Turqinë,duhet të bëhet për një të ardhme më të sigurt edhe për vendin tuaj.
Patjetër që do të marrim përfundime për këtë temë dhe zhvillime ka dhe dua të theksoj që organizata Feto për vazhdimin e partneritetit dhe zhvillimin e mardhënieve miqësore.
Nuk do ti lejomë të helmojnëardhënien midis dy shteteve.
Unë si ambasador e kam një nga punët e mia primare këtë çështje dhe dua ta theksoj sot edhe përpara jush edhe përpara ndërkombëtarëve ,kjo është një punë që ne do i shkojmë deri në fund.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit