0.4 C
Pogradec
-0.8 C
Korçë
-1.5 C
Bilisht
-1.4 C
Ersekë
-1.3 C
Maliq
-0.1 C
Liqenas
Sunday, February 9, 2025

Partizani ‘troket’ në Korçë, kërkon t’i marrë trajnerin Skënderbeut

- Advertisement -

Burimi: Shqiptarja.com

Partizani dhe trajneri Orges Shehi mbyllën para disa ditësh bashkëpunimin, me trajnerin që u largua pas aventurës në Kupat e Europës.

Tashmë, drejtuesit e kuq kanë nisur nga puna për të emëruar teknikun që do të drejtojë ekipin në sezonin e ri, edhe pse përkohësisht skuadra është nën drejtimin e drejtorit sportiv Arbër Abilaliaj.

Zbulohet se “Demat e Kuq”, kanë hedhur “grepat” për të joshur trajnerin aktual të Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, që sezonin e shkuar spikati me korçarët duke i renditur në “Final 4”.

Vlen të theksohet fakti se trajneri serb është nën kontratë me korçarët dhe kalimi te Partizani duket një mision i vështirë.

45-vjeçari është në krye të Skënderbeut prej dy vitesh duke i ngjitur bardhekuqtë në Superiore pas rënies në Kategorinë e Parë, ndërsa në sezonin e fundit arriti t’i çonte korçarët mes katër ekipeve më të mira.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit