Pas protestës së Maliqit, policia e Korçës ka nisur të procedojë penalisht disa shtetas. Në Komunikatën e Policisë shkruhet se janë proçeduar penalisht shtetasit: R. K., 39 vjeç, S. Z., 39 vjeç, A. I., 45 vjeç, Xh. Sh., 30 vjeç dhe K. H., 27 vjeç, banues në fshatra të ndryshme në Maliq, pasi më datë 31.07.2024, në aksin “Korçë-Pogradec”, gjatë zhvillimit të protestës, kanë tentuar të bllokojnë rrugën, për të penguar kalimin e mjeteve të tjera.