Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
S. J., 32 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në lagjen nr. 3, Pogradec, automjetin tip “Chrysler” që drejtonte është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë dëme materiale. Pas përplasjes, shtetasja S. J. është larguar nga vendi i aksidentit, pa u kryer veprimet nga shërbimet e Policisë Rrugore.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

