Prej rreth 30 minutash është aktivizuar një vatër zjarri mbi fshatin Gurës në Pogradec. Aktualisht dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme. Në vendngjarje momentalisht po përballen me flakët 3 automjete zjarrfikëse, banorë të zonës dhe punonjës të Njësisë Administrative Bucimas. Flakët e shumta ende nuk janë vënë në kontroll dhe rrezikojnë të përhapen në një pjesë të kurorës së qytetit. Momentalisht, për shkak të terrenit të vështirë dhe erës që favorizon flakët, situata nuk po mund të vihet në kontroll. Kjo është vatër e 2 e zjarrit në qarkun e Korçës, ndërsa më e rëndë situata aktualisht është në zonën e Lozhanit në Maliq.
Zjarr i fuqishëm në Guras, rrezikohet pylli…
0
- Advertisement -
Artikuj te ngjashem
- Reklam-