Burimi; Korca Boom
Sot Skënderbeu do të luajë testin e radhës miqësor, këtë herë ndaj FC Helzag ekip që militon në ligën amatore dhe është një skuadër me emër si kampione për dy vite radhazi në Sunday League.
Ndeshja e sotme miqësore do të luhet në stadiumin “Skënderbeu” dhe do të startojë në orën 19:00, ndërkohë që burime pranë klubit bëjnë me dije se sot do të luhen dy pjesë loje me nga 30 minuta.
Ka ditë që është bërë e ditur se Skënderbeu sot do të zbresë me formaionin e dytë, pra lojtarët që nuk do të jenë nesër në fushë në miqësoren e luksit ndaj Tiranës.
E thënë ndryshe futbollistët që kanë pasur pak hapësira deri më sot do të jenë përballë FC Helzag dhe për këtë edhe stafi teknik ka përzgjedhur që të luhen dy pjesë me nga 30 minuta.
Pjesa tjetë e ekipit do të jenë në tribunën qëndrore, ndërkohë që të gjithë ata që nuk do të luajnë nesër do të jenë në fushë nga minuta e parë ndaj Tiranës.