Burimi: Korca Boom
Ditën e sotme Skënderbeu do të zbresë sërish në fushë. Themi këtë pasi e diela ishte një ditë krejtësisht pushimi për djemtë e trajnerit Ivan Gvozdenoviç, ndërkohë që sot skuadra do të rikthehet me ngarkesë të plotë dhe pritet që e gjithë java të jetë po me ngarkesë.
Këtë javë Skënderbeu do të luajë 3 ndeshje miqësore dhe do të zhvillojë stërvitje të plota, madje edhe nga dy herë në ditë dhe duket se skuadra bardhekuqe është futur në kulmin e fazës përgatitore verore.
Ndërkohë të gjithë e kanë të qartë te Skënderbeu, sidomos futbollistët që kanë ardhur në këtë merkato vere që duhet të japin maksimumin, pasi kampionati është në prag dhe duhet që të gjithë të japin më të mirën në fushë.
Tashmë pushimi i radhës për Skënderbeun mund të jetë të dielën e ardhshme dhe deri atëherë futbollistët kanë kohë të marrin ngarkesat e plota stërvitore, të alternuara me stërvitje dhe ndeshje miqësore.

