Në vijim të informacionit të dhënë më datë 27.07.2024, për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 1, Pogradec, ku pas një konflikti të castit, mbeti i plagosur me mjet prerës (thikë), një 24-vjeçar, dhe nga shërbimet e Policisë u arrestua në flagrancë autori i dyshuar, shtetasi M. Ç., 24 vjeç, banues në Pogradec, bëjmë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të veprimeve procedurale, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për 2 shtetas të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje, konkretisht:
-K. K., 29 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 47-vjeçar;
-P. K., 22 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke i penguar gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes.