10.7 C
Pogradec
11.3 C
Korçë
10.6 C
Bilisht
10.2 C
Ersekë
10.4 C
Maliq
11.4 C
Liqenas
Friday, April 25, 2025

Devoll/ Aksidenti me 8 të plagosur. Njëri mjet humbi kontrollin, ja dyshimet e para mbi shkaqet…

- Advertisement -

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin nacional Korçë-Bilisht. Sipas informacioneve të para, mësohet se në aksident janë përfshirë tre mjete, ndërsa janë lënduar rreth tetë persona.

Nga të dhënat dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit e njërit prej automjeteve që shkonte në drejtim të Bilishtit. Ky automjet është përplasur me një mjet në drejtim të kundërt dhe për pasojë, në po të njëjtin drejtim është përplasur edhe mjeti tjetër. Nga përplasja e tyre, njëri prej mjeteve ka përfunduar përmbys në kanal.

Sipas asaj që thotë policia, në spital kanë shkuar tetë persona, midis tyre edhe dy fëmijë. Të gjithë personat e lënduar në aksident ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit