Pas 12 vitesh në pushtet si ministër dhe zv/kryeministër, Rama nxjerr në “pension” politik Niko Peleshin. Korçari për vite me rradhë mori besimin e kreut të maxhorancës për postet më të rëndësishme qeveritare, por së fundmi duket se kryetari de facto i Korçës dhe dora e ngarkimeve dhe shkarkimeve nga detyra në nivle Qarku, u ç’gradua. Pozicioni i kryetarit të grupit parlamentar, e shkëput përfundimisht Peleshin me nga funksionet publike me shumë përgjegjësi, ku pas vetes mund të kishte shumë burime njerëzore apo buxhet financiar.
Pas SPAK-ut të cilit nuk i ka shpëtuar ish ministri, duket se nuk i shpëtoi as dorës së Ramës. Edhe pse “i kënaqur” me funksionin politik si kreu i grupit parlamentar, ky ka qënë një mesazh shumë i fortë, drejt rrugës së rënjes totale nga pushteti, pasi rëndomtë siç ndodh në Shqipëri, kreu i grupit parlamentar është thjesht një zëdhënës i Kryetarit të partisë, apo një postier me të drejtë firme që deponon në kuvend nisma ligjore.
Nuk dihet arsyeja pse pas kaq shumë vitesh Kryeministri Rama vendosi të kryente këtë lëvizje për një nga figurat më të rëndësishme brënda PS. Viteve të fundit Peleshi mbajti detyrën e Ministrit të Mbrojtjes, pikërisht në periudhën kur NATO dhe Qeveria filluan investimet më të mëdha në sektorin e mbrojtjes, por konkretisht kur çdo gjë po e ngrinte Niko Peleshin drejt “lavdisë”, ky i fundit u godit nga Kryeministri Rama.
Njerëz pranë Niko Peleshit, konfirmojnë shqetësimin e tij nga këto lëvizje të minutave të fundit, për rrugën e panjohur dhe pasigurtë politike në vazhdim.
Dilema që sot diskutohet më shumë në Korçë është “A e lëshoi Rama plotësisht Peleshin”?