-0.4 C
Pogradec
-0 C
Korçë
-1 C
Bilisht
-0.7 C
Ersekë
-0.8 C
Maliq
-0.1 C
Liqenas
Sunday, March 15, 2026

SKËNDERBEU/ Miqësore me Tiranën, Flamurtarin, Besën. Shikoni datat se kur luhen!

- Advertisement -

Burimi:Korca Boom

Ka qenë portali ynë që ditën e djeshme ka zbuluar miqësoren me skuadrën e superligës. Tiranën, takim që do të luhet të mërkurën e ardhshme më 31 korrik dhe ndeshja do të startojë në orën 19:00, pra nën dritat e projektorëve.

Sot po sjellim të gjitha miqësoret që ka në plan Skënderbeu gjatë kësaj periudhe, ndërkohë që dy janë luajtur deri në këto momente.

Nga dita e hënë Skënderbeu do të zbresë në ndeshjen e radhës miqësore ndaj Helzag, skuadrës që edhe sezonin e kaluar zhvilloi një ndeshje testi me bardhekuqtë.

Më pas, të mërkurën e 31 korrikut përballja Skënderbeu-Tirana është edhe ajo që pritet me mjaft interes.

Për të kaluar më tej me dy ndeshje të tjera miqësore, teksa Besa e kategorisë së parë do të jetë mysafire në qytetin juglindor përballë Skënderbeut më 3 gusht dhe më 8 gusht do të jetë Flamurtari kundërshtari i radhës.

Pritet edhe një ndeshje tjetër miqësore pas 8 gushtit, pasi edhe koha është e mjafuteshme deri më 18 gusht kur do të jetë edhe starti i sezonit të ri. Por akoma nuk është gjendur deri në këto momente kundërshtari i fundit i ndeshjeve miqësore verore.  

Miqësoret e fazës verore të Skënderbeut

Kalithea-Skënderbeu        3-0

Shënues: Matigia 45’, Kainourgios 50’, Lukinas 79’

Skënderbeu-Vora              1-2

Shënues: Merlim 84’ (11-m) / Imami 2’, Dalipi 4’

29 korrik Skënderbeu-Helzag

31 korrik Skënderbeu-Tirana

03 gusht Skënderbeu-Besa

08 gusht Skënderbeu-Flamurtar

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit