Ledian Spaho, avokati mbrojtës i Marsel Bacit: “Në vlerësimin tonë si mbrojtje, dyshimi nuk ka ndonjë provë konkrete, por janë deklarime të personave kallëzues të cilët orientojnë organin e akuzës në lidhje me ekzistencën e elementit të veprës penale, por mënyra, forma, koha ku mund të jetë konsumuar vepra penale nuk përcaktohet. Nga ana tjetër rezulton që në lidhje me shtetasin Marsel Baci nuk ka ankesë konkrete, por referohet vetëm nga komunikimi dhe një marrëdhënie që kanë pasur të rinjtë kohët e fundit. Njëri është për ‘shfrytëzim prostitucioni’ dhe dua t’ju shpjegoj që s’jemi në kushtet e një akuze por të një dyshimi. Nëse do flasim për akuzë, do të presim përfundimin e hetimeve dhe administrimin e tërësisë së provave për të parë nëse ka vepër penale të shfrytëzimit të prostitucionit. Në këtë moment s’mund të flasim për këtë vepër penale sepse ajo kërkon elementë konkretë, veprime konkrete.
Po, është pranuar në deklarimet që kanë dhënë para oficerit të policisë gjyqësore, është deklaruar që kanë kryer marrëdhënie seksuale. Kanë ndodhur me dëshirën e vetë të miturës e cila absolutisht në asnjë moment nuk provohet të jetë imponuar apo detyruar forcërisht. Janë kryer marrëdhënie seksuale por mbetemi skeptikë dhe jokonkretë nëse janë kryer dhe si janë kryer sepse akti seksual s’mund të kryhet në mënyrë brutale. Është minorene por ka kaluar kufirin e moshës 14 vjeç, është 15 vjeç dhe nëse marrëdhënia seksuale e saj është me dëshirë, mandej është organi i akuzës që përcakton veprën. Do i ngelet përfundimit të hetimeve dhe çfarë do na diktojnë provat. Para gjykatës të akuzuarit janë shprehur dakord me mbrojtjen.”

