REAGIM PUBLIK!!!
Një ndër çezma më të vizituara nga qytetarët sot nuk kishte ujë. Duket se uria e zaptimeve nuk shuhet vetëm me tokat, sheshet, plazhet, por vazhdon me burimet e ujit dhe çdo gjë që ka vlerë. Zëra të pakonfirmuar thonë se ujin e burimit mund ta kenë marrë privatët, jo ata dosido, por të lidhur me pushtetin vendor.
Ju bëj thirrje institucioneve që ti rikthejnë ujin burimit dhe që të dënojë këdo që merr guximin të tjetërsojë diçka në funksion të të gjithë publikut.
Gentian Çala
Partia e Lirisë Dega Pogradec

