8 C
Pogradec
7.7 C
Korçë
7 C
Bilisht
7.4 C
Ersekë
6.4 C
Maliq
8.3 C
Liqenas
Thursday, November 14, 2024

Investim i ri? Biznesmeni gjerman kërkon 25 % të aksioneve të Skënderbeut

- Advertisement -

Sirena gjermane për blerjen e 25 % të aksioneve të klubit të futbollit Skënderbeu, i cili prej gati një dekade është në pronësi të biznesmenit Ardjan Takaj.

​Edhe pse ky i fundit nuk e ka bërë të ditur publikisht interesin që ka për shitjen e aksioneve, lajmi sensacional vjen nga Anglia.

Është media prestigjioze “Sky Sports” ajo që bën të ditur se një biznesmen gjerman është shumë afër marrëveshjes për të investuar te klubi korçar. Bëhet fjalë për biznesmenin Daniel Thomas Loitz, i cili drejton firmën e investimeve “Hokulani Ltd”.

Lajmi fillimisht ka të bëjë me blerjen e klubit londinez të regbisë, “London Irish” nga ana e investitorit gjerman.

Në vijim, “skysports.com” raporton se investitori gjerman është gjithashtu afër blerjes së 25 për qind të aksioneve në skuadrën e futbollit shqiptar, Skënderbeu.

​Lajmi specifikohet edhe me faktin se skuadra korçare u dënuan me 10 vjet përjashtim nga garat e UEFA-s për trukim të ndeshjeve.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit