8.3 C
Pogradec
7.5 C
Korçë
6.9 C
Bilisht
7.6 C
Ersekë
6.4 C
Maliq
8.3 C
Liqenas
Wednesday, November 13, 2024

“LUMINA Elektronic” mbledh të rinj nga gjithë Shqipëria. Korça e rezervuar 100%…

- Advertisement -

Për herë të parë, qyteti i Korçës mirëpriti festivalin muzikor “LUMINA Elektronic,” i cili tashmë është kthyer në një nga eventet më të rëndësishme të kalendarit veror në vend. Ky festival, me atmosferë spektakolare dhe adrenalinë, ofroi dy net plot energji ku të rinjtë morën pjesë në numër të madh.

Në të dy netët, performuan DJ shqiptarë dhe të njohur ndërkombëtarë, duke sjellë një përvojë unike për të gjithë pjesëmarrësit. Korça, si qyteti i parë në Shqipëri që krijoi turizmin e eventeve, ka vendosur të bëjë festivalin “LUMINA Elektronic” një traditë vjetore, sipas nënkryetares së Bashkisë Korçë, Benila Themeli. Ajo paralajmëroi gjithashtu se së shpejti do të vijë edhe festivali ndërkombëtar i serenatës, duke shtuar se ambientet e akomodimit kanë qenë plotësisht të rezervuara nga të rinjtë admirues të muzikës elektronike nga i gjithë vendi.

Koncepti i veçantë i ndërthurjes së muzikës elektronike dhe pamjes vizuale të dritave është konsideruar një sukses nga Bledar Leka, përfaqësues i “Tourism for Albania.” Financimi i projektit është kryer nga fondet e BE-së dhe zbatuar nga FSHZH.

DJ me famë ndërkombëtare Burak Yeter, i rikthyer në Korçë, foli për atmosferën e veçantë të koncertit dhe për vendin ku po mbahet. Parku Rinia dhe energjia e të pranishmëve ishin dy nga elementet e përmendura nga artisti i njohur.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu pasi kemi një gjeneratë të rinjsh që më kanë shkruar me mijëra në Instagram, prandaj e di që sonte do jetë një mrekulli. Kemi energji të çmendur dhe vendi i vendodhjes së këtij koncerti është i bukur dhe jam shumë i emocionuar të rikthehem këtu. Kam ardhur shumë herë në Korçë pasi kam shumë miq që jetojnë këtu, por në këtë vendodhje brenda pemëve është hera ime e parë. Jam shumë i emocionuar të performoj këtu. Patjetër që do të kthehem përsëri, atmosfera është e mrekullueshme, njerëzit janë të çmendur dhe vendodhja është vendi im i preferuar. Do të luaj muzikë speciale të përzgjedhur për publikun sonte.”

Qyteti i Korçës mirëpriti për herë të parë në vend një festival të këtij lloji, teksa shumë të rinj qëndruan deri në orët e para të mëngjesit nën atmosferën e muzikës elektronike dhe kompozimit të dritave, duke shijuar një natë të paharrueshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit