Skënderbeu i sezonit të ri ka pasur deri tani blerje të shumta nga jashtë kufijve, afrime që në fakt duket se janë të studiuara, si një plan për një strategji afatgjatë të klubit bardhekuq.
Dy prezantime nga Nigeria kanë ardhur ditën e djeshme, duke shtuar listën e të huajve të Skënderbeut në nëntë futbollistë.
Gjasat janë të mëdha që të dy nigerianët e djeshëm që u prezantuan nga ana e klubit bardhekuq të jenë pjesë e ekipit të të rinjve dhe nëse do të jenë lojtarë që mbajnë peshë të madhe, atëherë do të luajnë me ekipin e parë. Stërvitjet e momentit për dy nigerianët e djeshëm do të jenë me ekipin e të rriturve.
Me 9 futbollistë të huaj deri tani Skënderbeu ka planifikuar që të mbajë 7 me ekipin e parë dhe ndoshta në ditët e ardhshme pritet edhe ndonjë përforcim tjetër nga të huajt.
Ajo që bie në sy është se janë pesë shtete nga vijnë të huajt. Nigeria është vendi që ka më shumë lojtarë te Skënderbeu, plot katër. Më pas ka dy brazilianë dhe nga një futbollist nga Kolumbia, Kameruni dhe Gana.
Vërtet një skuadër shumëkombëshe me kaq shumë lojtarë të huaj, por klubi ka një strategji të caktuar, që të shesë ata që do të shpërthejnë direkt me paraqitjet e tyre.
Më poshtë sjellim nëntë futbollistët që aktualisht ka Skënderbeu në ekip nga vendet e huaja.
Lucho Vaskez 21-vjeç mbrojtës (Kolumbi)
Bismark Çarls 23-vjeç sulmues (Gana)
Franklin Kamleu 20-vjeç mesfushor (Kamerun)
Marko Ramos 25-vjeç mbrojtës (Brazil)
Juri Merlim 25-vjeç mesfushor (Brazil)
Mario Rabiu 24-vjeç mesfushor (Nigeri)
Samuel Ajine 20-vjeç sulmues (Nigeri)
Akpama Gift 17-vjeç mbrojtës (Nigeri)
Chukunyere Emannuel 17-vjeç mesfushor (Nigeri)