13.9 C
Pogradec
14.6 C
Korçë
13.8 C
Bilisht
14.1 C
Ersekë
13.8 C
Maliq
14.4 C
Liqenas
Monday, May 12, 2025

Skënderbeu U-19 sezonin e ardhshëm pretendent për titullin kampion

- Advertisement -

Krahas përgatitjeve për ekipin e parë tek korçarët jashtë vëmendjes nuk ngelet as ekipi i të rinjve, një ekip që bëri mirë në sezonin e kaluar duke zënë vendin e dytë.

Në fakt kishte shumë futbollistë të talentuar dhe ata janë edhe nën syrin e trajnerit Ivan Gvozdenoviç. Duhet theksuar se janë larguar nëntë futbollistë, çka do të thotë se duhet menjëherë të kompletohet edhe ky ekip.

Drejtuesi i kësaj akademie, Enea Zhidro thekson: “Shumë shpejt do të fillojmë të kompletojmë ekipin. Natyrisht që ne kemi filluar me afrime dhe janë disa futbollistë jashtë Korçe që kanë zgjedhur të jenë pjesë e jona për këtë sezon.

Gjithashtu jemi të përqëndruar edhe tek talentet e partërinjve.”

Nga sa mësohet gjithçka nuk ndalet këtu, pasi po pritet që edhe disa futbollistë që janë tek ekipi i parë, por që kanë moshën të luajnë me të rinjtë do të jenë pjesë e organikës, kjo për t’u dhënë mundësinë të aktivizohen dhe të kenë minuta loje.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit