Ndërkohë që merkatoja ka edhe shumë kohë që të përfundojë, ndryshe nga një vit më parë këtë sezon, Skënderbeu i ka marrë “punët” shtruar dhe po kryen një merkato cilësore.
Kjo për atë se një pjesë e mirë e futbollistëve është nga sezoni i kaluar dhe tashmë drejtuesit po plotësojnë pjesën tjetër me futbollistë të talentuar, por edhe me përvojë.
Sot po sjellim listën e deritanishme, teksa janë 6 blerje të deklaruara deri tani dhe janë të paktën edhe 15 lojtarë nga sezoni i kaluar, gjë që do të thotë se shifra shkon në 21 lojtarë. Jo se në ekip nuk ka emra të tjerë, por klubi po mendon për të paktën edhe 3 afrime të tjera që të jenë cilësore dhe më pas do të vendoset edhe mbi talentet.
Koha është e mjaftueshme dhe për blerjet e fundit Skënderbeu po punon qetësisht. Po punohet në të tre repartet për të plotësuar sa më shpejt grupin, ndërkohë që më poshtë po sjellim emrat e futbollistëve që janë afrime në skuadër dhe pjesën tjetër të lojtarëve që kanë kontratë me Skënderbeun dhe janë qysh sezonin e kaluar:
6 blerjet zyrtare të Skënderbeut 2024-2025
Luço Vaskez 21-vjeç mbrojtës (Kolumbi)
Bismark Çarls 23-vjeç sulmues (Gana)
Erolind Krasniqi 24-vjeç mesfushor (Kosovë)
Oniks Grezda 17 vjeç sulmues (Kosovë)
Kristian Roku 21-vjeç portier
Franklin Kamleu 20-vjeç mesfushor (Kamerun)
Ja dhe lista e lojtarëve aktualë të Skënderbeut:
Marko Alia 24-vjeç (portier)
Klevis Shaqe 24-vjeç (mbrojtës)
Andrea Gerco 24-vjeç (mbrojtës)
Elvis Prençi 31-vjeç (mbrojtës)
Ergi Zenullari 21-vjeç (mbrojtës)
Marko Ramos 25-vjeç (mbrojtës) (Brazil)
Juri Merlim 25-vjeç (mesfushor) (Brazil)
Mario Rabiu 24-vjeç (mesfushor) (Nigeri)
Kosta Vangjeli 24-vjeç (mesfushor)
Dejvid Janaqi 21-vjeç (mesfushor)
Dean Liço 24-vjeç (mesfushor)
Rei Pecani 22-vjeç (mesfushor)
Ermir Rashica 20-vjeç (sulmues) (Kosovë)
Ardit Nikaj 22-vjeç (sulmues)
Samuel Ajine 20-vjeç (sulmues) (Nigeri)

