Burimi: Korca Boom
3 lojtarë ka prezantuar klubi “Skënderbeu” deri në këto momente, ndërkohë që Kamleu Franklin ishte prezantimi i tretë që u bë dje nga ana e klubit bardhekuq.
Mesfushori nga Kameruni u prezantua mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që më parë ishin prezantuar edhe dy afrimet e tjera, ato të qendërmbrojtësit kolumbian Luço Vaskez dhe sulmuesit nga Gana Bismark Çarls.
Të 3 blerjet e deritanishme i sjellim së bashku në një foto, ndërkohë që ka ende të tjerë lojtarë që pritet të zyrtarizohen në ditët në vazhdim, pa thënë se pas 6 blerjeve që janë deklaruar te Skënderbeu priten edhe të tjera afrime.
Janë disa lojtarë të huaj që do të vijnë në qytetin juglindor në ditët në vazhdim dhe Skënderbeu e ka ndarë mendjen që të afrojë sa më shumë futbollistë në këtë merkato vere, qofshin edhe për ekipin e parë, por edhe si talente që do t’i shërbejnë skuadrës në vazhdim.
Në këtë mënyrë merkatoja e Skënderbeut do të jetë e hapur deri në fund dhe janë shumë futbollistë të huaj si afrime deri tani.
E vetmja gjë që akoma nuk dihet është nëse Skënderbeu do të shesë futbollistë të tjerë apo jo, por kjo duket se do të varet edhe nga afrimet, pasi skuadra deri më 18 gusht që është dita e startit të sezonit të ri duhet të tjetë gati.

