9.4 C
Pogradec
9 C
Korçë
8.1 C
Bilisht
8.1 C
Ersekë
8.3 C
Maliq
9.3 C
Liqenas
Thursday, April 16, 2026

Korçë/ Ndryshime të shumta në strukturat drejtuese të policisë. Ja emrat…

- Advertisement -

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, pas marrjes së gradave, janë bërë ndryshime të rëndësishme në pozicionet e drejtuesve të seksioneve dhe komisariateve.

Mësohet se Ardit Elmazi, me detyrë zëvendës drejtor i krimeve në drejtorinë e Korçës, është emëruar në Kukës në postin e drejtorit të kufirit. Në vend të tij, është emëruar Lorenc Meta, i cili më herët mbante postin e zëvendës drejtorit të policisë në Elbasan.

Në Maliq, shef komisariati është komanduar Arjan Boci, i cili më parë kishte detyrën e shefit të krimeve në këtë komisariat. Fabiol Qose, që drejtoi këtë komisariat për një periudhë prej 2 vite e gjysmë, u emërua asistent i drejtorit të DVP Korçë.

Lëvizje ka pasur edhe në seksione të tjera, konkretisht në seksionin e drogës ku shef është emëruar komisar Sefedin Balliu, ndërsa shef i krimeve të rënda është emëruar kryekomisar Asllan Zhivanaj.

Pas marrjes së gradave, pritet që të ketë edhe lëvizje të tjera në këtë drejtori si edhe në komisariate dhe në sektorë të ndryshëm të policisë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit