Gjatë kësaj fundjave mbi 17000 shtetas kanë kaluar nëprmjet doganës së Qafë Thanës, në hyrje dhe në dalje të saj. Duket se fundjava me temperatura të larta ka bërë që Shqiptarët e Maqedonisë të vijnë drejt beregdetit Shqiptar, ndërsa Shqiptarët e Shqipërisë kanë zgjedhur Ohrin dhe Strugën si destinacion për të kaluar fundjavën. Fundjava e dytë e korrikut zyrtarisht ka sjellë dhe fluksin më të lartë të pushuesve, pasi administrata shtetërore duket se ka marrë pushimin vjetor, ku nuk përfshihen vetëm punonjësit e policisë të cilët po punojnë tashmë 12 orë në ditë.
Të dhënat zyrtare për hyrjen dhe daljen e shtetasve në doganat e juglindjes janë:
Për datën 13 Korrik në Kapështicë, 3645 shtetas në hyrje dhe 2940 shtetas në dalje.
Qafë Thana 4217 shtetas në hyrje, dhe 4671 shtetas në dalje.
Për datën 14 Korrik, në Kapshticë 3429 shtetas në hyrje dhe 3581 shtetas në dalje.
Qafë Thanë 4466 shtetas në hyrje dhe 3654 shtetas në dalje.

