E diela me temperatura të larta mbushi gjatë gjithë ditës plazhin me pushues kryesisht nga vende të ndryshme të Shqipërisë. Madje në Pogradec hotelet janë 100% të prenotuar për këtë fundjavë, megjithatë, 10 minuta reshje të lehta shiu “trembën” dhe larguan turistët. Të paktë ishin ata që vazhduan të qëndronin në liqen nga kjo surprizë e papritur e motit. Ndërsa vetëm brenda pak minutash, më shumë se 80% e pushuesve u larguan nga çadrat në drejtim të ambienteve të akomodimit. Pogradeci vijon të jetë i rezervuar edhe në këto javë të muajit korrik, kjo për shkak të çmimeve të lira dhe temperaturave më të freskëta.