Ditën e sotme në redaksinë e Pogradecipress.al ka mbërritur një denoncim për sa i përket situatës së parkimit pa kriter të automjeteve në rrugë, të cilat janë burim aksidentesh. Bëhet fjalë pikërisht për segmentin e fortesave në hyrje të Pogradecit, ku mjetet parkohen nga të dyja anët e rrugës për orë të tëra, nga personat që bëjnë plazh në atë zonë. Qytetari gjithashtu potencon se policia qëndron vetëm disa metra më larg, por nuk merr asnjë masë për të ndaluar parkimet në atë zonë, për të parandaluar aksidentet.
Denoncimi i plotë:
“Pershendetje! Po ju shkruaj per nje shqetsim, jame banor i Memelishtit dhe kaloje shpesh pr ne pogradec aty ne tek fortesat parkohen pa kriter, mjete gjate gjithe dites nga plazhistet. Policia nuk mer masa edhe pse ri vetem pak metra me tutje eshte bere burim aksidenti, para dy ditesh desh godita me makine nje grua qe po kalonte matan rruges tek makina e parkuar nuk e di pse shteti nuk ve dore per kete situate ende pa ndodhur ndonje aksidnt”
Ky artikull është prodhim i Pogradecipress.al dhe bazuar në Ligjin Nr. 35/2016 “PËR TË DREJTAT E AUTORIT”, çdokush që e ripublikon atë duhet detyrimisht të referojë burimin e informacionit. Shkelja e të drejtave të autorit, duke vjedhur apo përvetësuar plotësisht apo pjesërisht artikullin pa referuar burimin zgjidhet në rrugë gjyqësore ndërmjet palëve.