13.9 C
Pogradec
14.6 C
Korçë
13.8 C
Bilisht
14.1 C
Ersekë
13.8 C
Maliq
14.4 C
Liqenas
Monday, May 12, 2025

Studentë të ekipit të futbollit të Universitetit “Fan S. Noli” nisen drejt Hungarisë

- Advertisement -

Delegacioni shqiptar që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Evropiane Universitare 2024, pjesë e të cilit janë edhe studentët e ekipit të futbollit të Universitetit “Fan S. Noli” u nis drejt Hungarisë.

Këto lojëra do të hapen me ceremoninë madhështore më 12 korrik dhe do të përfundojnë me ceremoninë përmbyllëse më 24 korrik.

Ky kompeticion do të mirëpresë mbi 5000 pjesëmarrës nga e gjithë Evropa, mes tyre edhe 45 studentë sportistë shqiptarë.

Delegacioni ynë do ta përfaqësojë Shqipërinë në disiplina të ndryshme sportive, si:

 • Futboll (meshkuj)

 • Taekwondo (meshkuj)

 • Ping pong (femra) dhe (meshkuj

 • Tenis (meshkuj)

 • Beach volley (femra)

Ashtu si në çdo pjesëmarrje edhe këtë herë sportistët shqiptarë, mes tyre edhe studentët e UNIKO me përkushtimin, talentin dhe shpirtin e tyre garues do të na bëjnë të gjithëve krenarë.

Forca dhe Suksese!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit