Duket se listës së largimeve do ti shtohet edhe një emër tjetër. Bëhet fjalë për futbollistin korçar Kevin Hysolli.
I rritur te Akademia e klubit “Skënderbeu” sezonin e kaluar kujtojmë që Hysolli u huazua te Tomori i Beratit, atje ku qëndroi deri në fund të sezonit për tu rikthyer sërish te Skënderbeu.
Pikërisht mesditën e sotme, Hysolli zbulon se nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut, duke i dhënë lamtumirën, por duke mos zbuluar emrin e ekipit se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.
Nëpërmjet këtij postimi që po sjellim më poshtë Hysolli, citon: “Nga sot nuk jam më lojtar i Skënderbeut. Falendero të gjithë tifozët dhe të gjithë ata që kanë besuar te unë,” – mbyll fjalët e tij Kevin Hysolli.
Deri në këtë moment kujtojmë që nga Skënderbeu janë larguar emra të tillë, si, Gresild Lika, Herdis Halliu, Suhejlj Muharem, Uçe Sebastine apo edhe Ramin Alia, ndërkohë që Hysolli është i gjashti që konfirmon zyrtarisht largimin nga Skënderbeu.