8.7 C
Pogradec
8.5 C
Korçë
8.6 C
Bilisht
7.2 C
Ersekë
8.1 C
Maliq
9.3 C
Liqenas
Friday, November 15, 2024

Në ndihmë të maturantëve, profesionet që po kërkohen nga tregu

- Advertisement -

Burimi:Revista Monitor

Nga Ina Vejsiu, zv.dekane në Fakultetin e Shkencave Pyjore, Universiteti Bujqësor i Tiranës

Pas kryerjes me sukses të arsimit të mesëm, maturantët të cilët përmbushin kriterin e mesatares 6.5, do t’i nënshtrohen plotësimit të formularit A2, në të cilin, sipas notave të marra gjatë viteve të këtij cikli studimesh dhe atyre në provimet e Maturës 2024, duhet të përzgjedhin jo më shumë sesa 10 alternativa për studimet në arsimin e lartë.

Zgjedhja e këtyre alternativave nuk duhet të konsiderohet si një formalitet, por si një veprimtari e mirëstudiuar, madje e mirëllogaritur.

Që diploma e studentit, pas përfundimit të studimeve të Ciklit të Parë të studimeve Bachelor apo dhe Ciklit të dytë Master, të mos jetë thjesht një stoli, por të shërbejë si instrument për sigurimin e një vendi pune dhe një të ardhmeje të sigurt, Fakulteti i Shkencave Pyjore sugjeron që maturantët të përzgjedhin studimet pranë këtij fakulteti.

Arsyet se përse një zgjedhje e tillë është efektive janë larmia e programeve që ofron dhe përputhja e tyre me nevojat e tregut të punës:

Qeveria Shqiptare shpalli një sërë degësh si PRIORITARE, të cilat ishin në rrezik për efekt të mospërmbushjes së stafit me specialistë të fushës.

Ndër degët prioritare të ofruara nga FSHP janë:

– Inxhinieri Pyjore

– Inxhinieri Përpunim Druri.

Gjatë vitit 2023-2024, studentët e regjistruar në këto dy degë u mbuluan me bursë sa vlera e pagës minimale, përkatësisht 40 000 lekë/muaj për më shumë se 60% e studentëve të regjistruar në këto degë.

Dy profile bashkëkohore të cilat i mungonin tregut të punës janë:

– Dizajni i Mobilieve dhe Interierit

– Menaxhim i zonave të mbrojtura/Qeverisja e Parqeve urbane dhe Periurbane (Diplomë DUALE me Universitetin e Tuscias Viterbo – Itali ku përmes mbështetjes nga program Erasmus+ dhe fondi për ndërkombëtarizimin bëhet e mundur që studentët shqiptarë dhe ata italianë të zhvillojnë një semestër, përkatësisht 30 kreditë, në Universitetin partner.

Studentët, pas përfundimit të studimeve, pajisen me dy diploma, një të lëshuar nga UBT dhe një nga Universiteti Italian).

Aktualisht janë rreth 7000 vende të lira pune në sektorin pyjor, të cilat presin me padurim specialistë të pyjeve.

Njëkohësisht një sërë projektesh kombëtare dhe ndërkombëtare presin të zbatohen nga këta specialistë të fushës. Degët e ofruara nga FSHP mundësojnë punësim jo vetëm në sektorin publik, por dhe nga ai privat, i cili siguron rritje të vazhdueshme profesionale dhe mundësi eksplorimi të aftësive profesionale të gjithsecilit.

Programet tona të studimit sigurojnë punësim të menjëhershëm për studentët të cilët diplomohen në to.

Aktualisht rreth 80% e studentëve tanë janë të punësuar në sektorin për të cilin kanë përfunduar studimet. Marrëveshja e nënshkruar me një nga Universitetet më elitare të Shkencave të Jetës, Universiteti BOKU, Vjenë do të jetë një vlerë e shtuar për studentët e regjistruar në këto programe.

Fakulteti i Shkencave Pyjore, si pjesë e Universitetit Bujqësor të Tiranë, siguron cilësi në të gjithë procesin e studimeve nëpërmjet ofrimit të:

– Programe akademike të specializuara.

– Ndërkombëtarizim dhe mundësi shkëmbimi të studentëve në shumë universitete europiane.

– Bursa dhe mundësi financimi.

– Mjedise dhe infrastrukturë bashkëkohore.

– Staf akademik të kualifikuar.

– Mundësi për të ndjekur studimet pasuniversitare.

– Qendra eksperimentale dhe fusha të praktikës.

– Përkrahje për studentët ndërkombëtarë.

– Përqendrim në aftësitë e tregut të punës.

Meqenëse është koha e përzgjedhjes jo thjesht të shkollimit universitar, por e krijimit të një të ardhme të sigurt, maturantët duhet të marrin në konsideratë ofertat tona.

Është momenti vendimtar për të bërë zgjedhjen e duhur. Sot më shumë se kurrë, Fakulteti i Shkencave Pyjore është pranë jush duke ju ofruar një mundësi më të mirë për një të ardhme të sigurt.


Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit