11.8 C
Pogradec
11.8 C
Korçë
10.7 C
Bilisht
11.6 C
Ersekë
11 C
Maliq
11.7 C
Liqenas
Saturday, March 7, 2026

Pogradec/ Gradishta dhe Varret e Selcës vijnë në formën 3D. Qendra Meet sjell hologramin me historine e gjallë…

- Advertisement -

Gradishta e Selcës dhe Varret Monumentale të Selcës së Poshtme, historia e gjallë e Ilirisë.

Gradishta e Selcës, e njohur ndryshe si qyteti ilir i Selcës së Poshtme është një destinacion që ndodhet në majën e një kodre mbi fshatin Selcë e Poshtme. Kjo kryeqendër antike e luginës së sipërme të lumit Shkumbit ka luajtur një rol të rëndësishëm si qendër zejtarie, tregtie, ushtarake dhe administrative. Pozita strategjike e qytetit i dedikohej kontrollit të rrugës tregtare që kalonte pranë tij duke lidhur krahinat e brendshme ilire me ato përreth liqenit të Ohrit.

Sot, nga qyteti antik janë të dukshme vetëm disa rrënoja të banesave. Në vitin 2010, hapësira territoriale ku shtrihet qyteti ilir është shpallur zonë arkeologjike duke ruajtur kështu një pjesë të rëndësishme të historisë sonë.

Një nga aspektet më të njohura arkitekturore të Selcës së Poshtme janë varret monumentale, të cilat ndodhen në faqen lindore të kodrës së quajtur Gradishtë. Këto varre, që datojnë në shek IV-III p.e.s., janë të gdhendura në shkëmbin e kodrës dhe janë një dëshmi e mjeshtërisë dhe kulturës ilire. Në këtë zonë ndodhen 5 varre, ku varret 1, 2, 3 dhe 4 janë të gdhendura në shkëmb, ndërsa varri 5 është i ndërtuar me qemer guri.

Këto objekte të jashtëzakonshme kulturore, mund t’i gjeni të modeluara në 3D në platformën tonë MEET OPEN DATA duke klikuar në linkun më poshtë.

Kliko këtu: https://las.teofly.com/app/?share=KOrTKeeH

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit