17.1 C
Pogradec
17.9 C
Korçë
17.7 C
Bilisht
17 C
Ersekë
16.9 C
Maliq
18 C
Liqenas
Wednesday, May 13, 2026

Korçë/ Arrestohet 36-vjeçari, transportonte kundrejt pagesës emigrantë nga vendet e treta (Emri)

- Advertisement -

Korçë/Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e rasteve të dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Aksi 2”.

Vihet në pranga një 36-vjeçar Arzen Bregasi që u kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, 4 emigrantë nga Vendet e Treta, që kishin synim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tij.

Sekuestrohen automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe një celular.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, i DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Aksi 2”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është lokalizuar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Maliq-Gramsh”, gjatë kohës që transportonte me automjetin tip “Ford”, në drejtim të Tiranës, kundrejt pagesës, 4 emigrantë nga Vendet e Treta, që kishin synim kalimin e paligjshëm të kufirit. Në momentin që ka konstatuar punonjësit e Policisë, shtetasi A. B. ka tentuar t’i largojë emigrantët, nga automjeti, por është kapur dhe ndaluar bashkë me ta.

Vijon puna për kapjen e shtetasit E. H., 41 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit