Një tërmet i shkallës 3.5 të shkallës Rihter është regjistruar 17 km larg qytetit të Pogradecit, në zonën Jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut. Tronditje të lehta janë ndjerë edhe në Pogradec, por nuk kanë shkaktuar panik tek individët. Autoritetet maqedonase paraprakisht nuk kanë raportuar dëme nga lëkundjet e tërmetit.

