Dy aksidente të tjera janë regjistruar brenda qytetit të Pogradecit mëngjesin e kësaj të diele. Në njërin prej tyre, një këmbësore në vijat e bardha është përplasur nga një automjet. Më pas, ajo është transferuar në spitalin e qytetit me dëmtime të lehta, jashtë rrezikut për jetën.
Vetëm pak më pas, një automjet përplasi një biçikletë në lëvizje dhe për pasojë drejtuesi i saj mori dëmtime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën. Të dy aksidentet ndodhën në një hark kohor të shkurtër brenda në qytet, ndërsa policia po heton për shkaqet e tyre.
ndërsa mëngjesin e sotmëm një tjetër aksident u regjistrua në Çërravë ku u përfshi dhe një automjet policie. Brënda dy orësh, tre aksidente u rregjistruan vetëm në Pogradec, këtë të dielë.

