8.3 C
Pogradec
7.5 C
Korçë
6.9 C
Bilisht
7.6 C
Ersekë
6.4 C
Maliq
8.3 C
Liqenas
Wednesday, November 13, 2024

Universiteti “Fan S. Noli” përgatit ekipin e futbollit për lojërat Evropiane Universitare në Hungari…

- Advertisement -

Korçë, 5 Korrik 2024 – Universiteti “Fan S. Noli” ka organizuar një takim të veçantë për të inkurajuar studentët e ekipit të futbollit që do të përfaqësojnë institucionin dhe vendin tonë në Lojërat Evropiane Universitare, të cilat do të mbahen në Hungari në korrik të këtij viti.

Në këtë takim morën pjesë rektori i zgjedhur i universitetit, prof. dr. Lorenc Ekonomi, zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, prof. as. dr. Benita Stavre, dhe zëvendësrektori për mësimin, njëherësh Kryetar i Shoqatës Sportive të Universitetit, dr. Arto Adili. Drejtuesit e universitetit inkurajuan studentët për një pjesëmarrje sa më dinjitoze, duke u kërkuar atyre të japin maksimumin në këtë kompeticion ndërsa i siguruan për mbështetjen e vazhdueshme të institucionit në rritjen e tyre profesionale dhe arritjet sa më të larta.

Gjatë takimit, drejtuesit theksuan rëndësinë e sportit dhe masivizimin e tij, duke premtuar mbështetje të vazhdueshme nga Universiteti dhe Shoqata Sportive e UNIKO.

Ekipi i futbollit i Universitetit “Fan S. Noli” përbëhet nga 18 studentë, të shoqëruar nga pedagogët Pandush Tasellari dhe Julian Shishi. Lojërat Evropiane Universitare, që do të fillojnë më 8 korrik, do të mbledhin së bashku 16 universitete me mbi 4500 studentë, të cilët do të konkurrojnë në 17 disiplina të ndryshme sportive.

Kjo është një tjetër mundësi për studentët e Universitetit “Fan S. Noli” që të përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, duke ndjekur traditën e sukseseve në kompeticione sportive kombëtare dhe ndërkombëtare.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit