Pas skandalit të bërë publik për spitalin Onkologjik, të shumta kanë qënë denoncimet për mjekët. Njëkohësisht dhe për mjeken me origjinë nga Pogradeci Alketa Pere, e cila u bë përveçse lajm edhe meme në rrjetet sociale. Aktivisti Rigels Xhemollari ka vazhduar denoncimet për të duke bërë thirrje për protestë. Ai shkruan:
“Alketa Pere, tha nuk punoj në Klinikë Private!
Ajo së bashku me vllain e saj Refki Pere, kanë klinikën Gjinekologjike Pere në Pogradec, nga ku pacientet me kancer orientohen ne Onkologjik dhe me ndihmen e Aletes marrin ilaçin duke paguar haraçin (100-150$ per flakon).
Kjo klinikë u bë e famshme edhe nga STOP, ku mjeku i preu pa dijenine e pacientes tubat gjenitale duke i thene “Ke boll 4 fëmijë”.
Mjafton të gërvishtim pak plagën dhe kuptojmë thellësinë e majisjes së sistemit!
Nesër ne orën 19:00 Protestë sepse në 11 vite vetëm vdekjen kemi marrë falas!”


